Albanian 1Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: 2A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët? 3Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; 4fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. 5Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. 6Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote? 7Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm? 8Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre. 9Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata. 10Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer. 11Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen. 12Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj. 13Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, 14më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. 15Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit. 16Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: 17A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij? 18Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij; 19aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë. 20Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re. 21Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"". |