Psalmet 114
Albanian
1Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,

2Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

3Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.

4Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

5Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?

6Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

7Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,

8që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 113
Top of Page
Top of Page