Psalmet 20
Albanian
1Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

2Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

3Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

4Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

5Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

6Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

7Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

8Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

9Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 19
Top of Page
Top of Page