Albanian 1Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. 2Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. 3Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde. 4Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë. 5Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët. 6Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot, 7për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua. 8O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote. 9Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë, 10sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata. 11Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua. 12Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin. |