Albanian 1Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 2Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 3ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; 4atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, 5atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne". 6Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. 7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. 8Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën. |