Albanian 1Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua. 2O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar. 3O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë. 4I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij, 5sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi. 6Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë". 7O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur. 8Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit, 9duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde? 10Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime". 11Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim, 12me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë. |