Albanian 1Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës! 2Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij. 3Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve. 4Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera. 5Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë. 6Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij. 7Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë. 8Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij. 9Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës. 10U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi". 11Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të. 12Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, 13sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij. |