Fjalët e urta 25
Albanian
1Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

2Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

3Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

4Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

5Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

6Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

7sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

8Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

9Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

10me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

11Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

12Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

13Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

14Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

15Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.

16Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.

17Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.

18Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.

19Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.

20Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.

21Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,

22sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

23Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

24Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

25Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

26I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

27Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

28Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Proverbs 24
Top of Page
Top of Page